Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Në këtë takim, Abdixhiku dhe De Riu, diskutuan rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, veçanërisht për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe për përgatitjet e LDK-së për këto zgjedhje.
“Kryetari Abdixhiku ka folur edhe për tubimet entuziaste pjesë e “Turneu i Ndryshimit”, dhe që qytetarët gjithandej Kosovës po e kërkojnë ndryshimin që LDK po e ofron. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit dhe angazhimin e LDK-së për të ofruar alternativa të besueshme dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.