Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon përgatitjet e duhura për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen me 14 shkurt.
Këtë herë, KQZ ka nënshkruar kontratën e re që ka të bërë me transportin e materialit sensitiv dhe josensitiv, transmeton IndeksOnline.
Për kontratën “Transporti i materjalit sensitiv dhe josensitiv per zgjedhjet e parakoheshme per Kuvendin e Kosoves 2021”, KQZ ka dhënë në ofertë 40 mijë euro.
Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit eonomik N.T.SH “G&H”, për 39 mijë e 990 euro.
Vlen të përmendim faktin se për zgjedhjet e 14 shkurtit në garë janë 28 subjekte politike me rreth 1 mijë kandidatë për deputetë.