×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, KQZ-ja dhe Policia koordinojnë përgatitjet për procesin zgjedhor

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, zhvilloi sot një takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit shqiptar, Ilir Proda, në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Ky takim shërbeu për të thelluar bashkëpunimin mes institucioneve dhe për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke vënë theksin tek siguria, transparenca dhe respektimi i standardeve demokratike.

    Në fokus të diskutimeve ishte roli i Policisë së Shtetit në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm. Si garantuese e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri për të siguruar që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një mjedis të lirë dhe të paanshëm.

    Një pikë e rëndësishme e takimit ishte edhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cënuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar se çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

    “Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë votuesit,” u shpreh Komisioneri Celibashi.

    Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda, konfirmoi se strukturat policore janë të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre me profesionalizëm dhe neutralitet të plotë. Ai theksoi se Policia do të jetë aktive jo vetëm në sigurimin fizik të procesit zgjedhor, por edhe në identifikimin dhe adresimin e çdo shkeljeje të ligjit zgjedhor, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

    “Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe institucionet e tjera. Askush nuk mund të cënojë procesin zgjedhor pa u përballur me pasojat ligjore,” deklaroi Proda.

    Gjatë takimit, u diskutuan në mënyrë të detajuar çështje si:

    * Parandalimi dhe ndëshkimi i krimeve zgjedhore, siç janë blerja e votave, presionet ndaj votuesve dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatës.

    * Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë, KQZ-së, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme për të hetuar dhe ndëshkuar çdo shkelje të ligjit zgjedhor.

    * Zbatimi i masave të shtuara të sigurisë gjatë periudhës parazgjedhore, ditës së votimit dhe numërimit të votave, duke parandaluar çdo incident të mundshëm.

    * Trajnimi i strukturave policore mbi detyrimet ligjore dhe procedurat që lidhen me procesin zgjedhor, duke përfshirë identifikimin dhe raportimin e veprave të paligjshme./Abcnews.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar një urdhër arresti për ish-udhëheqësin sirian Bashar al-Assad, i akuzuar për bashkëfajësi në krime...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, pas konstatimit të...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.