Votuesit kosovarë nesër do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Mirëpo, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron për mot të ftohë, të vranët dhe me reshje bore.
“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thonë nga IHMK.
Me këtë rast, IHMK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta./Front Online/