×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhja e presidentit të ri apo zgjedhje të parakohshme – Hoti do të takojë partitë politike

    FrontOnline
    13 Nëntor 2020

    Partitë politike në vend, sipas kryeministrit Avdullah Hoti, kanë dy zgjidhje përpara, pas situatës së krijuar nga konfirmimi i aktakuzave nga Specialja.

    Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se brenda pak javësh do të ulen për të parë se cili është qëndrimi i subjekteve politike për zgjedhjen e presidentit apo shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

    “Ende nuk kemi filluar konsultimet e brendshme me partitë politike për të parë se cili është disponimi. Kemi dëgjuar disponime të partive të ndryshme karshi kësaj teme, por besoj që së shpejti për disa ditë, për disa javë, do të ulemi të gjitha partitë politike parlamentare dhe duhet të flasim si njerëz të civilizuar, si parti politike të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, tha Hoti, raporton KOHA.

    Por, kryeministri Hoti, nuk ka pranuar t’i komentojë deklaratat e partnerit të saj qeverisës, Listës Serbe, lidhur me reagimet e institucioneve të Kosovës karshi presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

    Vuçiqi të enjten, duke iu referuar çështjes së Kosovës, ka përmendur se si konfliktet e ngrira mund të mund të kthehen në përleshje të armatosura. Përveç histerike, Lista Serbe, reagimet e Kosovës ndaj kësaj deklarate i ka quajtur edhe skizofrenike.

    “Nuk i komentoj deklaratat që i lëshojnë partitë politike. Unë përfaqësoj Qeverinë e Kosovës dhe qëndrimi që mbaj unë është qëndrim zyrtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kush do që bije në kundërshtim e që nuk i pëlqen ky qëndrim le të marrin veprimet e tyre”.

    Të premten, nga deklarata e tij për konfliktin e mundshëm në Kosovë është tërhequr edhe vetë presidenti Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme ruajtja e politikës së paqes.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.