×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhja e Presidentit, mbahet peng nga vendimi i Kushtetueses për zëvendësimin e deputetëve

    FrontOnline
    29 Mars 2021

    Mbajtja e seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të vendit duhet të bëhet vetëm, atëherë kur të publikohet i plotë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket mënyrës se si është bërë zëvendësimi i deputetëve në legjislaturën e kaluar.

    Në fund të javës së kaluar, Gjykata Kushtetuese ka miratuar ankesën e dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zëvendësimin e bërë në legjislaturën e kaluar, me të cilin ka marrë vendim se pas sigurimit të kuotës gjinore prej 30 përqind, zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet në bazë të votave të marra dhe jo në bazë të gjinisë.Megjithatë, edhe në legjislaturën aktuale, në të njëjtën mënyrë është bërë edhe zëvendësimi i deputetëve.

    Në mënyrë që të eliminohet mundësia që mandatet e deputetëve të kontestohen, njohës të rrethanave politike thonë se për zgjedhjen e presidentit duhet të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.Emir Abrashi nga Demokracia Plus, thotë për KosovaPress, se është shumë e rëndësishme që të pritet nxjerrja e aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që të mos ketë një situatë kur mandatet e deputetëve të kontestohen siç është rasti i ish-deputetit, Etem Arifi.

    “Fillimisht çka do të duhej të ndodhte është që të pritet nxjerrja e aktvendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shikojë nëse ndonjëri nga kandidatët të cilët tashmë veç janë zëvendësuar mirëpo nuk e kanë bërë betimin, nuk i përmbushë kriteret për të qenë deputet në pajtueshmëri me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Pra, në këtë fazë mendoj që nuk është mirë që të shkohet me betimin e deputetëve të ri pa u sqaruar kjo punë nga ana e KQZ-së, tek më pas institucionet e vendit, në këtë rast Kuvendi i Kosovës do të mund të vazhdonte me zgjedhjen e presidentit në mënyrë që të mos kemi një situatë kur mandatet e deputetëve do të ishin të kontestuara dhe të vijmë deri në atë pikë që erdhëm me votën e z.Arifi që e shpalli edhe qeverinë Hoti si jo kushtetuese. Pra, në këtë fazë mendoj që është jashtëzakonisht e rëndësishme që zgjedhja e presidentit të bëhet pas nxjerrjes së plotë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pas zëvendësimit të kandidatëve për deputet nga ana e KQZ-së”, tha ai.

    Ndonëse pritja e publikimit të plotë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese mund të shkaktojë vonesa, analisti politik Rasim Alija, thotë se është e rëndësishme që të mos ketë pastaj krizë kushtetuese.

    “Mund të ketë vonesa, mirëpo ajo çka është e rëndësishme është që vendi të mos hyjë në këtë ciklin e bllokadës institucionale krizës kushtetuese dhe subjektet politike janë të vetëdijshme për këtë, e mbi të gjitha janë të vetëdijshme edhe një herë po e ritheksojë rezultati i 14 shkurtit e ka bazën ka vendosur baza në përcaktimin në masë të madhe të votës dhe të partive opozitare”, tha ai.Ai nuk pret që për zgjedhjen e presidentit të ketë pengesë nga ana e opozitës, pasi sipas tij, opozita do të dilte humbëse nëse nuk do të votonte Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

    “Është kjo pjesa tjetër që ka të bëjë me rezultatin e 14 shkurtit e që i dikton edhe subjektet tjera opozitare, i ka futur para një akti të kryer që është patjetër vota e tyre karshi Vjosa Osmanit për përzgjedhje si presidente. Pastaj do të kishim zgjedhje të reja të parakohshme e kjo në rrethana aktuale do të ishte një farë vetëvrasje politike për subjektet tjera opozitare, sepse trendi i tyre jam i bindur se do të jetë në rënie sepse është kohë shumë e shkurtër prej zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe këtë subjektet tjera opozitare e dinë më së miri”, thotë ai.

    Sa i përket zëvendësimit të deputetëve nga ana e KQZ-së, në një përgjigje me shkrim nga ky institucion thonë se KQZ-ja ka bërë rekomandimet e kandidatëve për deputetë duke u mbështetur në nenin 112 të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, i cili saktëson se një anëtar i Kuvendit zëvendësohet nga kandidati i ligjshëm në radhë i të njëjtës gjini.Sa i përket rishqyrtimit të ndonjë zëvendësimi të kandidatëve të bërë javën e kaluar, në përgjigjen e KQZ-së thuhet se do ta bëjnë një gjë të tillë nëse u kërkohet.“Natyrisht se nëse kërkohet nga KQZ-ja për të rishqyrtuar ndonjë rekomandim për kandidatin e radhës për zëvendësimin e ndonjë deputeti, kjo do të ndodhë. KQZ-ja është në pritje të aktgjykimit të plotë për të parë të gjitha detajet dhe detyrimet që dalin për t’i zbatuar”, tha zëdhëndësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka lajmëruar për arritjen në Prishtinë të Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan, Aleksander Kasanof, vizitë kjo e para në...
    Lajme10 Tetor 2024
    Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizit, është arrestuar para pak...
    Lajme10 Tetor 2024
    Dje në media është publikuar një incizim ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet derisa sa flet me Milan...
    Të tjera
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan nesër viziton Beogradin. E sot ai ishte në vizitë në Shqipëri, ku në një konferencë për media,...
    Lajme10 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga ky muaj, Departamenti i Mikrobiologjisë, Laboratori Referent Nacional për Tuberkuloz në IKSHPK...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Ai thotë se qeveria kurrë nuk...
    Bota/Rajoni10 Tetor 2024
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po qëndron për vizitë në Shqipëri, ku është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Gjatë kësaj vizite...
    Lajme10 Tetor 2024
    Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë, pasi i ishte lejuar vizita në familje nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar...
    Sport10 Tetor 2024
    Llogaritë zyrtare të Michael Schumacher janë aktivizuar për herë të parë pasi ai bëri paraqitjen e tij të parë publike që nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.