×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjedhja e kryeministrit, edhe Avni Zogiani i reagon Lutës

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Avn Zogiani ka reaguar ndaj deklarimeve të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, se zgjedhja e kryeministrit të ardhshëm të vendit duhet të kalojë nëpër zyrat e kësaj partie.

    Zogiani në një postim në Facebook shkruan se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të kishte mundur e vetme të kapë shtetin ‘pa pasur njerëz nëpër parti relevante’.

    “Në fund të fundit, PDK-ja e vetme kurrë s’do kishte mundur ta kapte shtetin në shkalle kaq flagrante, pa pasur njerëz nëpër parti relevante”, shkruan Zogiani, pas deklarimeve të Hazirit se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie.

    Më herët, kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka reaguar ndaj deklarimeve të Hazirit, duke thënë se ato nuk i bëjnë nder LDK-së.

    Ndryshe, zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot është mbyllur një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicë të Veriut. Ai tha...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen si votues jashtë Kosovës, pasi sot është data e fundit që...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, në një përgjigje për Gazetën Express ka dhënë detaje lidhur me një aksion...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se për “herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Njohës i ekonomisë, Arton Muhaxheri ,  për FrontOnline, ka folur për situatën e komunave pas rënies së të hyrave nga tatimi në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa të mërkurën e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ndihej i nderuar që presidentja Vjosa Osmani, bashkë me...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2024 në kampionatin gjerman,...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çedomir Aksiq për krime lufte në periudhën janar-maj 1999...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.