×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zgjedhja e kancelarit të ri gjerman me gjasë më 6 maj

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Kryetari i partisë CDU, Merz pritet të zgjidhet kancelar më 6 maj. Planet, sipas njoftimeve në media, janë në valën e përgatitjes – mungon vetëm miratimi i marrëveshjes së koalicionit nga partitë SPD dhe CDU.

    Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjdihet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojnë disa agjenci të lajmeve duke iu referuar informacioneve nga qarqet e partive. Edhe gazeta Tagesspiegel pati përmendur më parë këtë datë. Sipas këtyre njoftimeve përgatitjet përkatëse në Bundestag tashmë kanë filluar.

    Miratimi nga SPD dhe CDU i marrëveshjes së koalicionit është parakusht për zgjedhjen e kancelarit. CDU-ja do ta bëjë këtë në një kongres partie, ndërsa SPD përmes procesit të votimit të anëtarëve të partisë. Forumet e CSU (partia kristiansociale si motër e CDU-së) e miratuan qysh të enjten (10.04.2025) marrëveshjen e koalicionit. Në CDU sipas statutit duhet të vendosë një kongres i vogël partie për koalicionin e planifikuar, ndoshta kjo do të ndodhë më 28 prill. Votimi i anëtarëve të SPD-së do të zhvillohet më 30 prill. Gazeta Tagesspiegel gjithashtu njofton, se më 5 maj janë parashikuar mbledhjet e grupeve parlamentare. Pas zgjedhjes së kancelarit menjëherë duhet të pasojë emërimi i anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar nga presidenti Frank-Walter Steinmeier si dhe më pas betimi i kabinetit përpara Bundestagut.

    Qeveria e pestë e koalicionit me bazë të gjerë
    Kancelari zgjidhet nga deputetët e Bundestagut, i cili – pavarësisht nga seanca më 8 maj me rastin e ditës përkujtimore të fundit të luftës përpara 80 vjetësh – nis rregullisht seancat plenare nga 12 maji. Për zgjedhjen e kancelarit parashikohet një seancë e posaçme më 6 maj. Me zgjedhjen e Friedrich Merz kancelar Gjermania për herë të pestë që nga viti 1949 do të ketë një qeveri koalicioni me bazë të gjerë ndërmjet partive CDU, CSU dhe SPD. Përpara pak ditësh partitë ranë dakord pas diskutimeve të gjata për marrëveshjen e koalicionit.

    CDU deklaron “program të menjëhershëm”
    Pas betimit të kabinetit CDU me qeverinë e saj të re do të nisë përpara sezonit të pushimeve të Bundestagut menjëherë puna për realizimin e temave të rëndësishme. Sekretari i përgjithshëm i kristiandemokratëve Carsten Linnemann për këtë deklaroi një “program të menjëhershëm” . Qëllimi është, që “edhe në periudhën e pushimeve të verës të ketë një frymë të re në Gjermani”, tha Linnemann në emisionin “Maybrit Illner” në kanalin e dytë televiziv gjerman, ZDF.

    Drejtuesi në detyrë i grupit parlamentar të CDU-së, Thorsten Frei, vuri në dukje fluturime të menjëhershme për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar drejt Afganistanit dhe Sirisë. Edhe SPD nuk do të humbasë kohë. Ministri i Mbrojtjes në detyrë Boris Pistorius, i cili do ta mbajë këtë post edhe në qeverinë e re, planifikon që brenda këtij viti të aplikohet një shërbim i ri ushtarak./DW/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh midis vendit të shkatërruar nga lufta dhe SHBA-së, raporton BBC,...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Katër persona mbetën të plagosur një natë më parë në Tiranë, pas një atentati të ndodhur në Lundër. ABC News mëson se...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    I arratisuri nga BeH, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se nuk do të rekomandonte askënd që të përpiqet ta arrestojë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Mbrojtja Civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi njoftoi se dy sulme të ushtrisë izraelite gjatë natës në Rrip kanë lënë të...
    Lajme18 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, është shprehur për “Front Online” pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar...
    Opinione18 Prill 2025
    Nga: Gjeneral Piro Ahmetaj Në kapacitetin e Senior Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Ballkanit dhe USA/ NATO-s, si dhe për shkak të angazhimeve...
    Lifestyle18 Prill 2025
    Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri. Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar...
    Vip18 Prill 2025
    “Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…” E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka....
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Hamas ka refuzuar zyrtarisht propozimin më të fundit të Izraelit për një armëpushim 45-ditor në këmbim të lirimit të 10 pengjeve, duke...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.