×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Zëvendësuesi i sheqerit rrit gjasat për sulm në zemër

    FrontOnline
    12 Gusht 2024

    Zëvendësuesi i sheqerit, ëmbëltuesi artificial që quhet Erythritol, i cili është shumë i popullarizuar e që gjendet pothuajse në të gjitha produktet, ku shkruhet “nuk ka përmbajtje të sheqerit”, është gjetur se mund të bllokojë arteriet e zemrës e të çojë në sulm në zemër dhe vdekje, raporton The New York Post.

    Studimi i ri, që u publikua të enjten në revistën “Arteriosclerosis, Thrombposis and Vascular Biology”, ka gjetur se konsumimi i ushqimeve që përmbajnë erythritol, i cili është ëmbëltues shumë i njohur artificial, shkakton bllokim të artereve të gjakut, duke e ngrirë gjakun, gjë që qon në sulm në zemër.

    “Ky studim rrit shqetësimin se përdorimi standard i erythritolit nga fabrikat e ushqimit, nëpër pije e ushqime të shumëprocesuara, mund të rrisë gjasat për bllokim të arterieve e si pasojë të ndodhë sulmi në zemër”, ka thënë drejtuesi i studimit, doktori, Wilson Tang nga Cleveland Clinic.

    Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA (FDA) e ka klasifikuar erythritolit si të “sigurt” dhe e lejon përdorimin e tij pa kufizime.

    I sintetizuar nga misri e që në mënyrë natyrale gjendet në disa fruta dhe që prodhohet nga trupi në sasi shumë të vogla, erythritoli përmban shumë pak kalori dhe është gati 70 për qind i ëmbël sa sheqeri.

    Fatkeqësisht erythritolin trupi nuk e tret mirë dhe akumulohet.

    Një studim i mëparshëm që është bërë në Cliveland Clinic, ka gjetur se personat që ishin dy herë më të rrezikuar nga sulmi kardiak ishin ata që kishin nivel të lartë të erythritolit në organizëm.

    Studimi i ri, është fokusuar më shumë te personat në moshë të re dhe të shëndetshëm.

    Është gjetur se ata që kanë konsumuar një dozë erythritoli që do të ishte në një “muffin” apo në një kënaqe të gazuar që është “pa sheqer”, patën bllokim më të madh të arterieve krahasuar me personat që konsumonin sheqer.

    “Sëmundjet kardiovaskulare ‘ndërtohen’ me kohën dhe këto sëmundje janë shkaktari lider i vdekjeve në botë, duhet të sigurohemi që ushqimet që hamë të mos jenë kontribuues në këtë drejtim”, ka thënë autori i studimit, doktori, Stanley Hazen.

    Ndërkohë, Carla Saunders, drejtoreshë e Këshillit për Kontrollin e Kalorive ka thënë se studimi pati shumë pak pjesëmarrës dhe nuk mori në konsideratë stilin e jetesës së pjesëmarrësve.

    “Për më shumë se 30 vjet, autoritet globale kanë konfirmuar vazhdimisht sigurinë dhe efikasitetin që ka erythritoli dhe të tjerë ëmbëltues që nuk përmbajnë kalori”, ka thënë ajo.

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lifestyle20 Nëntor 2024
    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate A ka një kohë të mirë dhe një kohë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa akse rrugore,...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është ende duke krijuar kabinetin për mandatin e tij të dytë dhe shumë pozita të tjera qeveritare...
    Vip23 Nëntor 2024
    Xuxi ishte duke kënduar italisht në kuzhinë, teksa e provokuan Driloni dhe Edi. “Po me dukesh si vëllau i Xhenetës”, i tha...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video të radhës lidhur me lajmet e publikuara për skandalet me grante në ministrinë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në rajonin e Ballkanit mund të rikthehen idetë për ndarjen e territoreve,...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se buxheti i propozuar nga Qeveria e Serbisë për vitin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.