Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga 250 euro në 550 euro.
Por, sot pas tre muajsh greve, punëtoret teknike janë zëvendësuar me punëtore të reja, e kjo pa paralajmërim.
Grevistet nuk janë lejuar as të hyjnë brenda kuvendit në mëngjes, por nënkryetarja Saranda Bogujevci ua hapi derën duke i ftuar brenda në takim.