Nga sot qytetarët e Kosovës, do të mund të hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pa teste PCR, kjo pas vendimit të qeverisë maqedonase.
Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka thënë se lëvizja e lirë pa PCR është moment i rëndësishëm për të dyja palët.
Hasani ka pasqyruar edhe pamje përmes një fotografie, ku shihen vetura nga Kosova duke hyrë në një pikë kufitare në Maqedoninë Veriore.
Ai ka bërë thirrje gjithashtu që të kalohet kufiri vetëm për nevoja të domosdoshme, veçmas në ditët e ardhshme.