Pas deklarimeve të Ministrisë së Jashtme të Rusisë që ish-krerët e UÇK’së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare të marrin “dënimin e merituar”, ka reaguar zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Muhamet Brajoshori.
Brajshori ka thënë se përpjekjet e Rusisë kundër Kosovës nuk do marrin fund, pasi që shteti rus dhe Serbia nuk do mund ta pranojnë, siç e quan ai, poshtërimin e 1999-ës, duke iu referuar fushatës bombarduese të NATO’s në Kosovë. Ai këto komente i bëri në llogarinë e tij në ‘Twitter’.
“Raporti i Dick Martyt ishte i orkestrar nga Rusia dhe kampanjë e financuar nga lidershipi i Konstantin Kosachev në prill të 2008, dy muaj pas pavarësisë së Kosovës. Kosova ishte viktima e parë e dezinformimit rus, diçka që miqtë tanë në Evropë dhe SHBA përballen sot” shkruan Brajshori.
“Qëllimi ishte gjithmonë i qartë: sulmi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pra themelet e shtetësisë sonë. Serbia dhe Rusia nuk do ta pranojnë kurrë poshtërimin që morën në vitin 1999, dhe kjo është arsyeja pse përpjekjet e Rusisë kundër Kosovës nuk do ndalojnë asnjëherë. Përkundrazi, ato vetëm se do zgjerohen në muajt në vijim”, ka deklaruar diplomati kosovar.
Ky reagim erdhi pas shkrimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.
“Kosova ka kohë që është bërë një vatër ekstremizmi dhe krimi edhe si fqinjë të # BE-së. Shpresojmë që Perëndimi më në fund do t’i marrë parasysh paralajmërimet për natyrën e vërtetë të “shtetësisë” së Kosovës” ka shkruar MPJ e Rusisë.
Dick Marty report was a @mfa_russia orchestrated & financed campaign under the leadership of Konstantin Kosachev in April 2008, 2 months after #Kosovo’s independence. Kosovo was then the 1st victim of Russia disinformation, something our friends in Europe & US face today. https://t.co/X8AGP2bCLj
— Muhamet Brajshori (@mbrajshori) November 10, 2020