Numri i personave të prekur me COVID 19 në Kosovë ka alarmuar institucionet.
Madje, është folur mundësia që të rikthehen disa prej masave që janë marrë në fillim të pandemisë, e edhe karantina.
Deri më tani, megjithatë, nuk dihet nëse mund të vendoset edhe për mbylljen e kufijve.
Për këtë arsye, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj e ka pasur sot një porosi për qytetarët.
Ai në Facebook ka publikuar një fotografi ku bën thirrje për mbajtje të maskës e respektim të distancës.