Catherine Zeta-Jones u bë një yll botëror në vitin 1998 falë rolit të saj në filmin hit ‘Zorro: Masked Avengers’, në të cilin ajo luajti përkrah Antonio Banderas, por karriera e saj filloi kur ishte vetëm 15 vjeçe dhe kur shkoi në audicione për produksione në Hollivud. Në intervistën e saj të fundit për ‘Radio Times’, aktorja uellsiane e bëri të qartë se ajo është e vetëdijshme që ajo e filloi jetën e saj shumë herët, kur ishte vetëm 15 vjeçe, por, siç pretendon ajo, nuk u ndie kurrë e kërcënuar. Në fakt, 51-vjeçarja beson se ajo u shpëtua nga shumë situata të vështira duke qenë në martesë me aktorin e famshëm Michael Douglas.
Duke folur për epokën e lëvizjes ‘Me Too’, e cila lufton abuzimin seksual dhe dhunën seksuale dhe e cila erdhi në jetë në Hollivud, Catherine gjithashtu zbuloi se si ndihej me kalimin e viteve. “Isha shumë e re kur fillova gjithçka, por të gjitha audicionet ku shkova, kurrë nuk e gjeta veten në një mjedis të tillë dhe kur u transferova në Hollivud, nuk u desh shumë që të filloja një lidhje me burrin tim të ardhshëm, kështu që të gjithë e dinin se isha me Michael Douglas. Nuk e di nëse kisha ndonjë përfitim për shkak të tij, por mbase kjo nënkuptonte se nuk do të gjeja veten në ambiente ku dikush mund të dëmtonte. Unë jam e vetëdijshme se sa e vështirë është të flasësh për të gjitha këto, kështu që unë i admiroj këto gra të guximshme”, tha aktorja e famshme Uellsit.
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas u martuan në vitin 2000 në Hotel Plaza në Nju Jork, dhe takimi i tyre i parë u zhvillua në 1998 në Festivalin e Filmit Deauville në Francë. Pavarësisht nga shumë pengesa, ata janë ende të martuar dhe kanë dy fëmijë, vajzën Carys Zeta Douglas 18 dhe djalin Dylan Michael Douglas 20-vjeç./FrontOnline/