Kosova ka pësuar humbje dinjitoze nga superfuqia botërore e futbollit, Spanja.
Në “La Cartuja” të Sevillës, Spanja ishte nikoqire e “Dardanëve”, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e vlefshme për ciklin eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës me rezultat 3:1.
Në rrjetin social “Instagram”, futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli është shprehur kështu:
“Kemi mësuar leksion dhe e morëm me vete. Tani rikthehem te Reims dhe përgatitemi për pjesën e fundit të edicionit”./FrontOnline/