Këtë të shtunë pritet të publikohet bashkëpunimi i Xhensila Myrtezaj dhe Elgit Dodës.
Këngëtarët kanë bashkuar forcat për këngën e titulluar “A e din”.
Ishte pikërisht Donald Veshaj ai i cili mori sërish vëmendje me veprimin e tij.
Ai ka publikuar një video në rrjete sociale duke performuar një pjesë të këngës dhe teksti ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
“A e din ti sa dashni kam pasur unë për ty? A e din ti se mu zemra për ty m’është thy?”, thuhet në këngë.
Ndjekësit menjëherë e kanë marrë si dedikim për moderatoren Bora Zemani, pasi vetë Donaldi ka pranuar se është penduar dhe kërkon një rikthim me të.