Ministri i Shëndetsisë, Armend Zemaj ka vizituar qendrën e Lipjanit, në muajin kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Zemaj sot ka takuar përgjegjësit e kësaj qendre, ku është informuar për nevojat e personave të trafikuar dhe përkujdejsen shëndetsore.Postimi i plotë i Zemajt:
Në Muajin kundër trafikimit të qenieve njerëzore, vizitova qendrën në Lipjan, me këtë rast takova përgjegjësit e kësaj qendre. U informova për nevojat e personave të trafikuar, furnizimin e deritashëm të qendrës me medikamente dhe përkujdesjen shëndetësore.Trafikimi i qenieve njerëzore është njëra nga mënyrat moderne të skllavërisë, andaj, ne me mundësitë tona, si shtet dhe shoqëri, iu kemi kundërvënë kësaj dukurie të shëmtuar.Dukuria e trafikimit, për fat të keq, viteve të fundit ka ngritje të rasteve të numrit të rasteve edhe në Kosovë, ku kryesisht vajzat apo personat e mitur i nënshtrohen dukurisë së trafikimit, me origjinë nga Kosova por edhe nga vendet e rajonit.
Përkujdesja për personat e trafikuar do të jetë e plotë nga personeli profesional dhe i aftësuar, duke bërë edhe informimin për këtë dukuri dhe për pasojat e trafikimit.