×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj tregon se kur do t’u dalin paratë shtesë stafit jomjekësor

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë.

    Ai është pyetur edhe për pagesat e shtesave për punonjësit e stafit jomjekësor, të cilat atyre u janë premtuar nga Qeveria e Kosovës. Zemaj ka thënë se këto pagesa do të ekzekutohen në mënyrë të pjesëshme për 4 muaj, raporton Gazeta Express.

    “Është evidente që për muajin korrik dhe gusht, stafi jomjekësor nuk e ka marrë shtesën. Këtu jemi në koordinim edhe me Ministrinë e Financave. Po mundohemi ta zgjidhim bashkë me SHSKUK-në. Buxheti është i limituar, t’ju them të drejtën, por kjo pagesë do të jetë retroaktive në shumën e cila do të jetë e lejuar për katër muaj, përfshirë tetorin, shtatorin, gushtin dhe korrikun, por në masën të cilën e lejon buxheti dhe e cila është akumuluar dhe është e mundshme që ky prag apo ajo shifër t’ju paguhet edhe stafit jomjekësor”, ka thënë Zemaj.

    Ministri i Shëndetësisë ua ka paraqitur anëtarëve të këtij komisioni një raport të punës së ministrisë lidhur me pandeminë që nga fundi i vitit 2019.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Lufta në Ukrainë mund të përfundojë lehtësisht nëse administrata e SHBA-së nën drejtimin e Donald Trumpit merr një qasje të bazuar në...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Të mërkurën Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për ndërtimin e projektit “Ishulli Urban-Arbëri-Pallati i Rinisë”. Të pranishëm në nisjen e punimeve...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se beson që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa. Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se Letonia është...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren,ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.Q., i cili gjendet në paraburgim nga data 15.08.2024 deri me datë 15.11.2024,...
    Vip08 Nëntor 2024
    Atilla Kardesh për disa ditë ka qenë banori më i komentuar i Big Brother Vip Kosova. Ish- bashkëshorti i Drenusha Latifit pas...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Njësiti i KFOR-it dje në Zubin Potok ka hasur në një veturë të cilën e kishte braktisur një i dyshuar, e kishte...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë samitit në Hungari. Në foton e publikuar në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.