Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot drejtorët e spitaleve të përgjithshme si dhe të ShSKUK-së.
Ky takim u bë për t’u njohur me gjendjen e spitaleve si dhe përgatitjet për situatën epidemiologjike.
“Tash për tash, situata në spitalet tona është stabile, por, jemi të vëmendshëm.Përkujdesja shëndetësore nuk guxon të mungojë, për shkak të virusit. Asnjë kufizim i trajtimit të pacientëve nuk mund të bëhet në spitale e as QKUK.Spitalet e përgjithshme në asnjë moment nuk mund ta ngarkojnë QKUK-në, duke udhëzuar rastet. Pacientët që mund të marrin trajtimin e duhur në spitalet rajonale, duhet të mbesin aty”,deklaroi Zemaj, transmeton lajmi.net.
Ministri tha se llogaridhënia me transparencën janë të pandashme në punën ditore.
“Ky është edhe detyrimi i secilit menaxher e drejtues në sektorin publik. Tashmë kur po hyjmë në një fazë të re të përgjegjësisë, pres nga secili përgjegjës që të jetë në nivelin e duhur, rritmi i punës nuk do të ulet, puna do të vazhdoj me përkushtim të shtuar”, shtoi ai.
Gjithashtu ministri Zemaj tha se janë shtuar edhe 200 mjekë dhe 375 staf mbështetës të fushave të ndryshme, e në specializim janë edhe 1 mijë e 500 mjekë të tjerë./Lajmi.net/