Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar sot me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri me të cilin kanë diskutuar për situatën epidemiologjike.
Zemaj thotë se në këtë takim u dakurduan që shtabi emergjent të vazhdoj të jetë në gatishmëri, të decentralizohen shërbimet shëndetësore, inspektoratet të jenë aktive maksimalisht që të ndikohen e të respektohen rregullat antiCOVID-19.
Zemaj ka shkruar edhe se “Ndërsa Qendra për Mirëqenien e Gruas me aktivitetet për mirëqenien e gruas në rajonin e Pejës, është përballur me sukses duke siguruar mjedis të sigurt për gratë, të mbijetuarat e dhunës në familje”.
“U njoftova nga menaxhmenti i kësaj organizate joqeveritare për kapacitetet e këshillimit për nevojat shëndetësore, sociale, arsimore, psikologjike, ligjore dhe sociale për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë në familje për rajonin e Pejës”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij ‘facebook’.
“Puna humane e QMG-së, në aspektin shëndetësor, do ta ketë përkrahjen brenda mandatit të saj, duke u gjendur pranë secilës grua dhe fëmijë që kanë përjetuar dhunë në familje. Stop dhunës në familje!”, shkruan ai.