Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka thënë se është takuar me Daut Tishukun, kryetar i Shoqatës së të Verbërve në Kosovë dhe me persona të tjerë nga kjo shoqatë.
“Filluam ditën e sotme me ç’rast ua urova “Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë” që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e të drejtave dhe mirëqenies së tyre”.
“Vullneti i tyre për të qenë me optimizëm dhe përkushtim për kushte më të mira, është për çdo lëvdatë”
“Ndërsa për t’ua lehtësuar ballafaqimin me Pandeminë, nga 24 korriku, Shoqatën e të Verbërve e kemi pajisur me manualin për mbrojtje nga Covid-19 i realizuar në alfabetin e Brajit!”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.