Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë raportit në Kuvendin e Kosovës, është shprehur se sot kanë filluar punën 285 profesionist shëndetësorë, raporton Front Online.
Ai ka premtuar që edhe 107 specialistë të cilët janë të pa punë do të punësohen.
“Sot kanë filluar punën 285 profesionist shëndetësorë dhe staf mbështetës, ndërsa edhe 107 specialistë të cilët janë të pa punë do t’i punësojmë”, ka thënë ai./Front Online/