Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në “Express Intervistën” në KTV ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 dhe nëse vazhdon kjo rritje atëherë nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të masave të kufizimit, njofton Insajderi.
“Fatmirësisht kemi një rritje të lehtë, por që nuk na lejon komoditetin të mosrespektimit të masave. Kjo rritje është shqetësuese për shkak të mosdisiplinës. Në shtator kishim një stabilitet, por rritja e numrit është shqetësuese por na ka bërë të reflektojmë. Kjo dinamikë e shtuar mendoj se do ta ketë efektin e duhur të mos shkojmë në rikthim të masave, që nënkupton rikthim të izolimit, kufizimeve të lëvizjes, mbyllje të lokaleve, subjekteve afariste, institucioneve publike e të tjera”, ka thënë Zemaj.
Ai ka shtuar se Kosova ka kushte edhe me hapjen e kufijve.
“Jemi ndër vendet e pakta që kanë se vendet me rrezikshmëri të lartë që s’mund të hyjnë pa testin se janë të shëndetshëm dhe mund të shkojnë në vetizolim. I hapëm shkollat, e bëmë një hap të guximshëm të lëvizjes së orarit”.
Sipas Zemajt mosdisiplina është njëra ndër shkaqet kryesore për rritjen e këtyre rasteve.