×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj pyetet se pse nuk respektuan masat në autobus gjatë udhëtimit në Shqipëri

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Anëtarët opozitarë në Komisionin për Shëndetësi kanë adresuar sot kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë për mos-respektim të masave antiCOVID-19.

    Ata gjatë një takimi në lidhje me menaxhimin e situatës me pandeminë ia kanë përmendur Armend Zemajt fotografinë e bërë në autobus me kabinetin qeveritar derisa ktheheshin pas mbledhjes së dy qeverive në Tiranë.

    Anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitim Haziri ka paraqitur një fotografi të ministrit Zemaj, ku sipas tij i njëjti nuk kishte respektuar masat e përcaktuara nga ana e vet institucioneve shëndetësore.

    Haziri: A është shkelje ligjore kjo?

    “Me kabinetin qeveritar, pa maska, pa distancë. A është shkelje ligjore kjo? A është shkelje ligjore? A është një shembull i mirë që duhet të jap, kur ti neve po na kërkon që ne duhet të thërrasim tjerët të respektojmë masat? Pse nuk e respekton, pse i shkel ligjin të cilin vetë e ke hartuar?”, tha ai.

    Por, kjo duket se nuk i bëri shumë përshtypje ministrit Zemaj, i cili iu përgjigj Haziri duke thënë se një komunikim i tillë është për keqardhje.

    Zemaj: Kur dëgjon një komunikim të tillë, është për të ardhur keq

    “Kur dëgjon një komunikim të tillë më shumë është për të ardhur keq, se sa për të menduar se si duhet t’i përgjigjesh një përfaqësuesi të zgjedhur të qytetarëve të Kosovës… (ty duhet me të ardhur keq, jo mua). A po më dëgjon tash, se unë të dëgjova ty. Keqardhja është sepse mendoj që informacionet mund t’i merrni më lehtë, më qasshëm, dhe t’i trajtoni në mënyrë adekuate, më serioze, sepse jeni para qytetarëve, jeni para qytetarëve”, është përgjigjur ai.

    Ministri Zemaj ka theksuar se janë në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për sigurimin e vaksinës antiCOVID-19. Përveç 20 për qind që do t’i japin Kosovës donacion, ai tha se synojnë të mbulohet 70 për qind e popullatës.

    Zemaj: Aktualisht janë mbi 160 mijë vaksina kundër gripit sezonal

    “Nga riorganizimi dhe projektet të shëndetësisë kosovare dhe granti i Bankës Botërore kanë përfunduar procedurat edhe për blerjen e shtatë aparateve për PCR. 100 mijë teste tash janë siguruar nga ky projekt, 30 mijë teste rapide, dhe 100 mijë teste serologjike. 100 mijë teste PCR janë kontraktuar edhe do të sillen këtë javë nga KFOS në IKSHP, si donacion për shëndetin publik të popullatës…Ministria e Shëndetësisë edhe në përputhje me kërkesat e IKShP ka përfunduar procedurat e prokurimit publik kundër gripit sezonal. Këtu janë siguruar në fillim 120 mijë vaksina, janë siguruar edhe 40 mijë e 500 të tjera. Aktualisht janë 160 mijë e 500 vaksina kundër gripit sezonal. Ndërsa, ministria është në proces të tenderimit edhe të 250 mijë vaksinave të tjera në kuadër të buxhetit të saj”, ka theksuar Zemaj.

    Kryetarja e komisionit Albena Reshitaj tha se ditëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve, dhe menaxhim më të mirë të kësaj situate. Megjithatë, sipas saj është me rëndësi të dihet nëse Kosova është e gatshme të përballojë një valë të dytë me pandeminë COVID-19.

    Ajo ka përmendur edhe kërkesën e stafit shëndetësorë dhe atij mbështetës për pagesën shtesë prej 300 eurove.

    Reshitaj: Kjo do ta kishte lehtësuar më shumë situatën

    “Pikërisht për këtë arsyeje ne mendojmë që amendamenti i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e iniciuar nga unë për të paguar shtesën minimum 50 për qind të rrogës bazë të punëtorëve shëndetësorë, apo stafit mbështetës do ta kishte lehtësuar më shumë situatën, dhe nuk do të kishim qenë në situatën aktuale. Mirëpo, ajo nuk mori përkrahjen e mjaftueshme në parlament dhe ndoshta këto do të munden me qenë problemet, të cilat faktikisht me të cilat po ballafaqohemi”, tha Reshitaj.

    Për këtë ministri Zemaj theksoi se po mundohen që të kryejnë pagesat e stafit shëndetësorë dhe stafit mbështetës, por që buxheti është i limituar.

    Zemaj: Kjo pagesë do të jetë retroaktive

    “Është evidente që për muajin korrik është stafi jo-mjekësor që nuk ka marrë shtesën. Këtu jemi në komunikim edhe me Ministrinë e Financave, po mundohemi që ta zgjedhim bashkë me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Buxheti është i limituar, por kjo pagesë do të jetë retroaktive, në shumën e lejuar për katër muaj, përfshirë tetorin, shtatorin, gushtin dhe korrikun. Por, në masën të cilën e lejon buxheti i Kosovës dhe e cila është akumuluar dhe është e mundshme që ky prag ajo shifër të paguhet edhe për stafin shëndetësor”, tha ai.

    Ministri Zemaj tha se rënia e numrit të rasteve mundëson mobilizim të përgjithshëm dhe përgatitje për valë të mundshme të përhapjes së COVID-19. Ai u zotua se janë duke punuar për ndërtimin e spitalit COVID me 500 shtretër.

    Ndërsa, Haxhi Avdyli nga LDK tha se është e rëndësishme të dihet se sa specialistë të Kosovës janë të papunë. Ministri Zemaj ka deklaruar se asnjë mjek në Kosovë nuk do të mbetet i papunë.

    Zemaj: I kemi 100 specialistë pa punë

    “I kemi 100 specialistë të pa punë. Jemi duke pritur rregulloren e re për shërbyesit shëndetësorë, e cila do të miratohet gjatë këtij muaji. Grupi punues është duke punuar në mënyrë intensive dhe Qeveria e Kosovës do ta ketë prioritet miratimin e saj. Konkursi i parë do të jetë për punësimin e specialistëve të papunë. Nuk ka nga shtatë-tetë muaj, por ka katër-pesë vjet që po bredhin rrugëve. Një pjesë e tyre kanë ikur jashtë në vendet perëndimore. Ata që kanë mbetur këtu do t’ju ofrojmë mundësinë e punësimit. Asnjë mjek në Kosovë do të angazhohemi që të mos mbetet i papunë”, tha ai.

    Zemaj tha se nëse respektohen masat, nuk do të ketë valë të dytë me COVID-19 dhe se kjo mund të ndodhë në rast të mos përfilljes së masave, derisa shtoi se vaksinimi i popullatës kundër gripit sezonal do të bëhet në muajin nëntor.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në mungesë të pesë dëshmitarëve, ka dështuar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Nijazi Kryeziu akuzohet...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Organizatave Joqeveritare, AVONET,...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen pjesëtares Shqipe Zenelaj. Në një postim në Facebook është publikuar një telegram...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, bëri thirrje sot për të forcuar unitetin dhe sigurinë...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për regjistrimin e partisë politike Bashkimi Demokratik me akronim BD. Në KQZ...
    Lajme08 Nëntor 2024
    vPresidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjinat e Komunitetit Politik Evropian në Hungari, ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer....
    Vip08 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Vullneti ka biseduar me Arionin dhe Besfortin. Ai ka paralajmëruar se do t’i largojë disa...
    Vip08 Nëntor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë debatuar ashpër e me tone të larta pas sfidës me puthje për të fituar një shishe verë. Kësisoj,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.