Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë duke u përpjekur për avansim të shëndetësisë, si dhe për përmirësim të shërbimeve ndaj pacientëve.
Zemaj, përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka përmendur edhe investimet nëpër klinika të QKUK-së.
Tutje, ai ka kërkuar nga qytetarët për respektim të masave për parandalimin e transmetimit të koronavirusit.
Postimi i plotë:
Spitalet e Përgjithshme dhe klinikat për furnizime me barna dhe paisje medicionale, janë prioritet!
Klinika Emergjente, Neurologjisë, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie.
Po bëjmë çdo përpjekje që të kemi avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjmë furnizime për pacientët tanë.
Në Klinikën e Radiologjisë po investojmë, Rentgeni statik është investimi më i ri. Nuk do të ndalemi.
Të nderuar qytetarë,
Duke respektuar masat anti covid, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienen personale, jo vetëm që do t’ia lehtësojmë jetën vetes dhe familjes, por edhe punën e personelit shëndetësor dhe shtetin.
Bashkë ia dalim!