Kosovarët po e blejnë ampulën e quajtur “Remdisivir” e cila u ndihmon atyre për ta luftuar më lehtë virusin Corona. E ky ilaç në barnatoret kosovare po shitet deri në 300 euro. Por zyrtarët shtetëror po deklarojnë se tashmë kanë nisur punët që qytetarëve t’ua sigurojnë falas këtë ilaç.
Kështu po thotë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj. Ai tha se MSH ka hartuar udhërrëfyesin klinik përmes së cilit parashihet që Remdisiviri të vijë në Kosovë.
“Ministria me hapa të shpejtë e ka hartu urdhëruesin klinik. Janë lehtësuar procedurat e importit. Jemi duke mëndu në dy variante një të brendshëm dhe një përmes bashkësisë evropiane.
Sido që te jetë shumë shpejtë remdisiviri do të vijë në Kosovë, do të rekomandohet nga mjekët. Ka kosto dhe ne sadopak me buxhetin që e kemi me një kontingjent të konsiderueshëm do ta sjellim.