Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se situata me Covid-19, në Kosovë është e menaxhueshme.
Sipas tij, nuk është e vertetë që kemi 22% rirtje të rasteve në Kosovë.
“Situata është e menaxhueshme, është nën kontroll të plotë, raste janë në rritje por janë të menaxhueshme. Nuk është e vërtetë që kemi 22%, në bazë të statistikave kemi rritje por jo ashtu sic po thuhet”, ka thënë Zemaj.