Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj e të cilët gjenden në Emergjencën e QKUK-së.
Zemaj, ka thënë se fati i mirë është se të gjithë janë në jetë, dhe janë duke e marrë trajtimin e duhur.
“Ne i vizituam edhe fizikisht. Vlen të theksohet se koordinimi i mirë mes Ferizajit dhe QKUK-së tregon përkushtimin e profesionistëve tonë shëndetësor”, ka thënë ai, raporton FrontOnline.
Ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve duke kërkuar nga familjarët që të mos shqetësohen pasi, sipas tij janë duke marrë trajtimin e duhur adekuat./FrontOnline/