×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj nis ditën me dy nënshkrime, ja për çfarë bëhet fjalë

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ditën e punës e ka nisur duke nënshkruar e aprovuar dy udhërrëfyes të ri klinik, shkruan IndeksOnline.

    Ai tha se bëhet fjalë për Udhërrëfyesin për diagnostikimin dhe menaxhimin e Tuberkulozit ekstrapulmonar dhe Udhërrëfyesin klinik për Menaxhimin e Infeksionit Latent të Tuberkulozit.

    Sipas tij, deri më tani janë aprovuar 11 udhërrëfyes klinik që kur ka marrë mandatin.

    Postimi:

    Kam nënshkruar sot aprovimin edhe të dy udhërrëfyesve të ri klinik: Udhërrëfyesin për diagnostikimin dhe menaxhimin e Tuberkulozit ekstrapulmonar dhe Udhërrëfyesin klinik për Menaxhimin e Infeksionit Latent të Tuberkulozit.

    Këta udhërrëfyes do t’u shërbejnë profesionistëve të tre niveleve të kujdesit shëndetësor që të bëjnë menaxhimin më të mirë të infeksioneve me tuberkuloz, sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi.

    Me këta dy udhërrëfyes klinik të aprovuar sot, numri i tyre ka arritur në 19. Prej fillimit të hartimit të Udhërrëfyesve dhe Protokolleve Klinike, MSh ka hartuar dhe aprovuar gjithsej 8 udhërrëfyes klinik, ndërsa vetëm gjatë mandatit tim janë hartuar dhe aprovuar 11 udhërrëfyes klinik.

    Falënderoj grupet punuese për hartimin e udhërrëfyesve klinik, Komisionin për vlerësim dhe Këshillin Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokolle klinike për punën e tyre në nxjerrjen e këtyre dokumenteve të rëndësishme për menaxhimin klinik të sëmundjeve të ndryshme.

    Gjithashtu, sot kemi formuar edhe Grupin punues për hartimin e Protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19, me përbërje të ekspertëve të lëmive gjegjëse.

    Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit Covid-19.

    Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.