×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj në Klinikën Infektive, flasin për pandeminë COVID-19

    FrontOnline
    15 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Spitalor Kliniko-Univesritar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi është takuar me drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha dhe stafin menaxhues të kësaj klinike.

    Zemaj derisa ka njoftuar për takimin, thotë se Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është duke punuar me kapacitet të plota.

    Derisa thekson se në takim u bisedua edhe për situatën e pandemisë në mënyrë që situata e krijuar nga kjo pandemi mos t’i zë të pa përgatitur.

    Me ç ’rast ai është zotuar se si ministër dhe si Qeveri e Kosovës do të jenë afër çdoherë.

    “Klinika infektive pranë QKUK-së është duke punuar me kapacitetet të plota. Bashkë me ushtruesin e detyrës të drejtorit të SSHKUK-së, dr.Valbon Krasniqi dhe me drejtoreshën e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj-Berisha por edhe me stafin menaxhues, biseduam si të ecim tutje, në mënyrë që rrjedha e pandemisë në ditët dhe muajt në vijim mos të na zë të pa përgatitur. Duke inkurajuar personelin shëndetësorë në përgjithësi por të Klinikës Infektive në veçanti dhe me qëllim të përforcimit të kapaciteteve profesionale, përveç stafit aktual ditëve në vijim një numër i profesionistëve do të angazhohen edhe përmes rekrutimit të profesionistëve shëndetësorë që është në proces, por edhe përmes vullnetarëve të gatshëm për t’u angazhuar. Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë, vlen të ceket se u janë vazhduar kontratat edhe 200 punëtorëve shëndetësor dhe për tre muaj, po që përkrahja financiare për mantil bardhët do të vazhdoj edhe në muajt e ardhshëm. Falënderoj personelin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahet Komisioni i...
    Lajme13 Janar 2025
    Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shfaqur para klinikës së Onkologjisë. Aty, ajo i kryen seancat e rrezatimit...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Të tjera
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.