Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se koordinimi i mëtejmë në mes të Policisë së Kosovës dhe inspektorateve është qenësor, për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se në situatën që ndodhemi, është obligim i të gjithëve të jenë në krye të detyrës.
“Ruajtja e shëndetit publik nëpërmjet respektimit të vendimeve, mbajtjes së maskës, higjienës dhe distancës fizike është arma e vetme për ta luftuar virusin Covid 19. Me Policinë e Kosovës dhe me kryeinspektorët, jemi dakorduar për koordinim të inspektimeve në të gjitha nivelet. Bashkë ia dalim”, ka shkruar Zemaj.