Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Armend Zemaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë sinonim i propagandës.
Përmes një reagimi në Facbook, ai tha se projekti për ndërtimin e QKMF-së në Mamushë ishte nënshkruar dhe nisur gjatë mandatit ku ai ka shërbyer si ministër i shëndetësisë.
“JU JENI DEFINICIONI I PROPAGANDËS! Sot, kryeministri Kurti e ministri Vitia u krenuan me përurimin e QKMF-së në Mamushë, projekt ky i nënshkruar dhe nisur gjatë qeverisjes sime si ministër i Shëndetësisë.Pra, thënë shkurt e qartë këta dalin në fotografi duke prerë shirita, për punët të cilat janë bërë nga unë si ministër, e mjetet të cilat i kemi siguruar ne si Qeveri gjatë vitit 2021. Dhe pa asnjë etikë e moral, GËNJEJNË!”, ka shkruar Zemaj. /Front Online/
Postimi i tij i plotë: