×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Kryeministri të flas nëse qëllimisht do që të krijojë krizë financiare me buxhetin e vitit 2025

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se në seancën e sotme plenare, duhet të jetë kryeministri Albin Kurti ai që duhet të jep shpjegim nëse do a po jo të krijojë krizë financiare me Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

    Ai shton, se me këtë Projektligj të Buxhetit po shkelet vetë Kushtetuta, gjë të cilën duhet ta kundërshtojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovë

    “Mendoj se kryeministri duhet të paraqitet sot këtu, në këtë seancë dhe ta thotë qartazi, nëse është qëllimi për të krijuar krizë financiare me buxhetin vjetor të Kosovës, duke krijuar precedentë të shkeljes Kushtetuese brenda këtij Projektligji, atëherë duhet të deklarojë qëllimin e tij, i cili qëllim duhet të kundërshtohet nga të gjithë deputetët këtu pa përjashtim, jo vetëm nga LDK-ja. Pse po e them këtë, sepse dokumentet bazë, dhe ato të cilat vijnë nga zyra ligjore e Kuvendit, që duhet të ishin parim thelbësor e përmbajtësor i punës së Komisionit në punën e asaj që quhet drejtësi juridike brenda kësaj duhet të jetë e qartë, tepër koncize dhe kjo të mos lejohet”, tha Zemaj.

    Tutje, deputeti thotë se kjo qeveri ka mundur t’i ndajë 100 mijë euro për familjarë të vetë, por jo edhe për muzeun e luftës apo renovim të shkollave e të çerdheve, ku cek edhe ndarjen e buxhetit për ujë të pijshëm në disa fshatra të Kosovës.

    “Nuk e kemi ditë deri sa është publikuar se keni ndarë 100 mijë euro për familjarët tuaj, e nuk keni ndarë 100 mijë euro për muzeun e luftës. Nuk keni ndarë buxhet për ujë të pijshëm në disa fshatra, as renovime në shkolla e në çerdhe”, u shpreh Zemaj.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndodhi sot në Prishtinë. Të lënduarit janë dërguar...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Duke përcjellur kontigjentin e 42’të kroat në kuadër të KFOR-it, Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq iu drejtua ushtarëve me një konstatim: se...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Dy persona janë identifikuar, njëri prej të cilëve tashmë është arrestuar, në lidhje me të shtënat me armë në rrugën “Mon Balaj”...
    Të tjera
    Vip21 Nëntor 2024
    Anisa, banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 3, i ka treguar një preferencë të saj Kevinit. Ajo i tha...
    Vip21 Nëntor 2024
    Një top ka rënë nga ‘qielli’ në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova. ‘Vëllai i Madh’ siç duket...
    Sport21 Nëntor 2024
    Dështimi në kualifikimet për Ligën e Kombeve mund t’i kushtojë shtrenjtë përzgjedhësit brazilian të Shqipërisë, Sylvinhos. Sylvinho mund të largohet nga drejtimi...
    Kronika21 Nëntor 2024
    Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku si pasojë e gjuajtës...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër do të bëhet përurimi i Qendrës e Re e Mjekësisë Familjare në komunën e Mamushës....
    Sport21 Nëntor 2024
    Nga ora 19:30, Kosova në basket sonte do të ketë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme. Dardanët përballen në Bern, ku presin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.