×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj konfirmon: Maqedonia e Veriut nesër hap kufijtë me Kosovën

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet do t’i bashkohen 1500 specializantë përfshirë edhe 70 nga Lugina e Preshevës. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha sot se specializantët do të mbulojnë nevojat imediate që kanë ndal në pah nga pandemia Covid 19.

    Krahas kësaj, kreu i shëndetësisë tha se gjendja epidemiologjike me Covid 19, është stabile në vend, derisa paralajmëroi se nesër mund të largohet kushtëzimi i testit PCR të Maqedonisë së Veriut për shtetasit e Kosovës.

    Në një konferencë të përbashkët për medie, Zemaj bashkë me bordin për Shkollim Specialistik, tha se me vendimin për shtim të numrit për specializantë, do të ruajnë dinjitetin e mjekëve të rinj që të rrinë në vend.

    “E plotësuam edhe me 70 vende për vëllezërit dhe motrat tona nga Lugina e Preshevës. Ndërsa sot dëshironim t’iu njoftonim me planin e ri, dinamikën e re që e kemi zhvilluar dhe hapësirë krijuar nga bordi për Shkollim Specialistik dhe vlerësimi ynë i përbashkët, gjithmonë duke marrë për bazë që kanë mjekët e rinj për t’u përfshirë të gjithë në procesin e specializimit. Kërkesa e re për të shtyrë vende shtesë duke përfshirë të gjithë aplikantët të cilët kanë aplikuar dhe i plotësojnë kushtet dhe kriteret të japim lajmin se Kosova, institucionet e saj do të shtojë numrin e 1500 specializantë që do t’i bashkëngjiten kolegëve të tyre në institucionet tona shëndetësore në të gjitha nivelit”, tha ai.

    Ministri i Shëndetësisë tha se situatën e mirë me pandeminë do të shfrytëzojnë për t’u përgatitur në infrastrukturën shëndetësore dhe rritjen e kapaciteteve për testime.

    “Sa i përket menaxhimit të pandemisë jemi në një situatë të mirë ta quaja, stabile por nuk do të thotë që ky lehtësim, frymëmarrje e lehtë për neve dhe profesionistët shëndetësore duhet që të kalojë në anashkalim të masave dhe mbikëqyrje të masave. Përgatitje janë evidente, ne jemi duke përgatitur. Kjo kohë dhe ky presion që ishte i tepërt gjatë muajve të kaluar tash po na jep mundësi të përgatitemi në dy aspekte. E para është infrastruktura e dyta është kapacitetet që ne i quajmë ato humane që janë përgatitja për testime, barëra dhe pjesë të tjera që janë në proces të përfundim e sipër”, tha ai.

    Zemaj e ka mirëpritur edhe largimin nga lista e zezë të Kosovën nga disa vende perëndimorë, ai e cilësoi këtë si mundësi për bashkatdhetarët të vijnë në Kosovë.

    “Me kolegun tim maqedonas kemi qenë në komunikim intensiv. Besojmë që nesër në mbledhjen e tyre të qeverisë do të largohet kushtëzimi i testit PCR dhe të kalojmë në nivel tjetër të komunikimit dhe zbatimin e tjerave masave mbrojtëse të cilat janë evidente” tha ai.

    Në katër vitet e fundit nuk ka pasur konkurs për fare për specializantë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ish-komadanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka njoftuar se është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se busulla e politikës së Jashtme për Kosovën është Shtëpia e...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur edhe për paralajmërimin e Richard Grenell se nëse rikthehet Trump në pushtet do të lirojë...
    Të tjera
    Lajme07 Nëntor 2024
    Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me...
    Sport07 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke u shortuar në...
    Sport07 Nëntor 2024
    Alvaro Morata u dërgua në spital për analiza paraprake pasi sulmuesi i Milanit pësoi një goditje në kokë gjatë seancës stërvitore të...
    Vip07 Nëntor 2024
    Dje, gjatë orës së vona në shtëpi ndodhi një situatë që po ngjallë diskutime ndërmjet banorëve. Ishte Rezi ai që goditi me...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Ish-ambasadorja e Kosovës në Bruksel, aktualisht nënkryetare e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, për FrontOnline, ka deklaruar se për shkak të deklaratave të liderëve...
    Vip07 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Enca pritet që së shpejti të publikojë këngën e re “Dashni”. Përmes një fotografie të publikuar, ajo ka ndarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.