×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj “kërcënoi” me gjoba qytetarët që s’i bartin maskat në vetura, por vetë s’e bart në autobus

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, disa herë ka deklaruar se bartja e maskave mbetet obligative për çdo person, edhe në veturë kur janë me familjarë. Kjo, si masë për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.

    “Pa marrë parasysh edhe nëse janë të së njejtës familje, dikush mund të jetë potencialisht shpërndarës i infeksionit”, pati thënë Zemaj në konfercën kur edhe u liruan masat e fundit.

    LEXO EDHE : Hoti: Me pas dëgju Dullën, Albini sot ishte kryeministër

    Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë nëse në një automjet udhëtimi është më shumë se një person maska është e obliguar.Mirëpo, i pari i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka rënë në kundërshtim me atë se çfarë ka thënë, duke bërë kështu që të bie ndesh edhe me vendimet e MSH-së.

    Ai vetë s’e ka vendosur maskën, e po ashtu s’e ka mbajtur as distancën, në autobusin me plot qeveritarë, mjet ky me të cilin shkoi delegacioni kosovar në mbledhjen e mbajtur mes dy qeverive shqiptare në Tiranë.

    Në një foto të realizuar së bashku, përveç Zemajt, shihet edhe kryeministri Hoti, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe zyrtarë tjerë të shtetit, të cilët s’i përfillin masat anti-covid.

    Për këtë veprim të qeveritarëve kanë reaguar edhe ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës, të cilët edhe kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Hoti.“Qeveria e Kosovës sot gjatë udhëtimit me autobus na ka treguar se kështu duhet shkelur ligji nga ata që kanë pushtet.Pa maska, pa distancë. Ndërsa qytetarët duhet dënuar kudo që i zeni në rrugë, në veturë dhe kudo që nuk vendosin maska dhe nuk respektojnë distancën. Nëse ka një pikë ndërgjegje, kjo qeveri do të duhej sonte të jepte dorëheqje”, ka deklaruar ish-deputeti i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Ish-drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, për Front Online  ka komentuar veprimet e Presidentes Vjosa Osmani, për moslejimin e faljes së...
    Lajme09 Janar 2025
    I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të OKB-së për Çështjet...
    Lajme09 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë...
    Të tjera
    Sport08 Janar 2025
    Edon Zhegrova është duke e luajtur sezonin më të mirë në karrierën e tij, me fanellën e Lille, si në Ligue 1...
    Vip08 Janar 2025
    Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e...
    Lajme08 Janar 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se Republika e Kosovës s’është e përkohshme. Ai...
    Lajme08 Janar 2025
    Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin e sontëm që...
    Lajme08 Janar 2025
    Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka humbur vizionin në...
    Lajme08 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të zhvillohen kushte për mjegull...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.