Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me institucionet tjera shëndetësore, sot ka marrë masa të reja për shkak të rritjes së rasteve me virusin Covid-19 në Kosovë, shkruan Front Online.
Me këtë rast, është vendosur që gastronomia të mos punoj nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.
Këtë vendim nuk a kanë pritur mirë nga Oda e Hotelerive të Kosovës.
Kryetari i Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë për Front Online, se me kufizimin e orarit të punës, do të reduktohet edhe numri i punëtorëve.
Ai nuk ka përjashtuar protestat pas marrjes së këtij vendimi.
“Ky është një lajm i keq dhe pse e dimë që kemi rritje të numrit të infektuarve. Kemi mundur të analizojmë gjërat më në detaje. Kufizimi është dashur të shtyhet edhe një orë së paku, për të shpëtuar diçka, për shkak se tani do të reduktohet punëtorët e do të kemi rënie të të ardhurave”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të kalojë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, dhe të ndihmohen bizneset./Front Online