Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave, duke e cilësuar si një “improvizim” dhe një “tallje e madhe” me profesionistët e shëndetësisë.
‘’ Vendimi është improvizim, është një tallje e madhe me mantelbardhët, si i tillë nuk zgjidh asnjë problem’’, tha Zemaj për FrontOnline.
Sipas tij, ky vendim nuk mund të quhet rritje e pagave, pasi është një masë elektorale që nuk zgjidh asnjë problem. Ai ka theksuar se ky vendim është bërë për të shërbyer interesave të politikanëve dhe se nuk do të sjellë përmirësim për mjekët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë.
‘’ Në fakt vetëm rritje të pagave nuk mund ta quajmë, është një vendim elektoral që si shërben askujt, vetëm politikanëve që mashtrimin e kanë veprimin kryesor në politikë’’, tha Zemaj për FrontOnline.
Zemaj ka shtuar se është një vendim kalimtar që qeveria e re do të jetë e detyruar ta përmirësojë.
‘’ Ky është vendim kalimtar që qeveria e re do ta përmirësoj’’, përfundoi Zemaj.
Emigrimi i mantelbardhëve/ 103 mjekë dhe 114 infermierë ikën sivjet nga Kosova