×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj se fal as lokalin e deputetit të PDK-së Uran Ismail, e gjobit me 500 euro

    FrontOnline
    17 Tetor 2020

    Autoritetet përgjegjëse të shtetit, konkretisht ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektorët, kanë shqiptuar gjoba ndaj disa kafiterive në Prishtinë, të cilat nuk respektuan rregullat anti-covid.

    Indeksonline mëson se në mesin e lokaleve që u dënuan ishte edhe “Bon-Vivant”. Kjo kafiteri është në bashkëmenaxhim mes tre personave, njëri prej tyre zyrtari i lartë i PDK-së, ish-ministri, Uran Ismajli.

    Burime tona tregojnë se është herë e dytë që “Bon-Vivanti” gjobitet nga shteti (2 herë nga 500 euro). Ndërsa, institucionet përgjegjëse kanë paralajmëruar se nëse bëhet edhe një gabim i vogël, atëherë ky lokal nuk do të hapet deri në pranverë.

    Gjoba u shqiptua nga Inspektorët sanitarë të AVUK-it, kuadër e re e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ndryshe, ministri Zemaj ka deklaraur dje se respektimi i masave anti covid, është obligim për të gjithë qytetarët dhe për të gjitha bizneset private ku mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës.

    “Shifrat e frikshme në tërë Evropën dhe rekomandimet e institucioneve tona, ka mobilizuar organet për zbatimin e masave anti covid. Kushdo që shkel masat anti covid, do të përballet me sanksione dhe pasojat e shkeljes së këtyre rregullave”, ka shkruar ai.

    Përndryshe, kafiteritë që janë mbyllur janë në rrugën “Rexhep Luci”, në “Rrugën B”, te “Kafet e Vogla” dhe te “Kafet e rakisë”.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vetëm pak muaj pasi e mori mandatin për ta udhëhequr Qeverinë e Kosovës, kryeministri Albin Kurti dha një premtim të madh: Do...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Dy vrasje në Klinë dhe disa persona të therur me thikë, kanë tronditur Kosovën gjatë kësaj jave. Të hënën në Ferizaj janë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    67 kandidatë kanë kaluar me suksese testin nga fusha penale dhe civile të mbajtur në Akademinë Kosovare për Siguri Publike për 21...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe kapiteni Amir Rrahmani kanë dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos vazhduar ndeshjen...
    Sport16 Nëntor 2024
    UEFA ka dalë me një njoftim të shkurtër për ndeshjen Rumani-Kosovë. “Ndeshja e Ligës së Kombeve në mes të Rumanisë dhe Kosovës...
    Opinione16 Nëntor 2024
    Shkruan Avni Jashari: Lojë futbolli, përballje kulturash: Kosova dhe Rumania në qendër të debatit historik dhe identitar Nata e sotme e futbollit...
    Sport15 Nëntor 2024
    Edhe përfundimisht futbollistët e Kosovës kanë refuzuar të dalin në fushë. Ata ishin larguar pas thirrjeve raciste në ndeshjen Rumani – Kosovë,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Pas disa minutave qëndrim në zhveshtore, futbollistët e Kosovë janë larguar nga aty. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ata nuk po shkojnë në...
    Sport15 Nëntor 2024
    Futbollistët e Kosovës përfundimisht nuk kanë pranuar të rikthen në fushën e ”Arena Nationala” në Bukuresht. Sipas gazetarit të RTK-së, Edmond Thaqi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.