×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj del ashpër kundër lejimit të dasmave: Ato mund të bëhen burime të infeksioneve

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dalë ashpër kundër lejimit të dasmave në Kosovë, pasi që sipas tij ato mund të bëhen burim i infeksionit të COVID-19.

    Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se mbajtja e dasmave do ta lëndonte rëndë disiplinën dhe rekomandimet që janë në fuqi për luftën kundër COVID-19.

    Ai ka thënë se dasmat mund të jenë burim infeksione, dhe se sipas tij kjo nuk mund të lejohet.

    “Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    Rikthimi i tubimeve të qytetarëve, edhe të dasmave tradicionale, lëndon rëndë disiplinën dhe rekomandimet për pengimin dhe luftimin e virusit Covid 19.

    Dasmat, mund të bëhen burim i infeksionit dhe kjo është e palejueshme. Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali.

    Prioritet yni mbetet shëndeti i qytetarëve, për këtë kemi sjell rregullore të cilat e mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

    Kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

    Dasmat dhe çdo tubim tjetër që mund të jetë burim i virusit Covid 19, do të pengohet dhe mbyllet në pajtim me rregulloren për pengimin dhe luftimin e virusit.

    Ligji është shumë i qartë, duhet vetëm të zbatohet!.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Janar 2025
    Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se disa kandidatë për deputet e kanë të siguruar mandatin në...
    Lajme23 Janar 2025
    Mirëbesues se rezultatin do ta ketë të mirë si “në garë për të dalë të parët” u shpreh kandidati i Partisë Demokratike...
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Të tjera
    Lajme23 Janar 2025
    Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka thënë se “koha e Kurtit tani është e numëruar”. Kjo pas reagimti të...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se një arsim cilësor varet nga vlerësimi, motivimi dhe...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal sonte ka mbajtur një tubim në Fushë Kosovë. Në lidhje me këtë tubim, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj...
    Lajme23 Janar 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ndodhet këto ditë në Uashington, në një intervistë për...
    Vip23 Janar 2025
    “A ke qenë nxënës i mirë në shkollë të mesme, a ke ikë prej orëve Vullnet?”, ishte pyetja e Xuxit teksa mori...
    Vip23 Janar 2025
    Xuxi ka acaruar nervat e Sarës duke i përmendur relacionin e saj me Drilonin. Ai me një pyetje, ka shfaqur pak dilema...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.