Asnjë person nuk ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga COVID-19”, njofton Zemaj.
Teksa bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 56 raste të reja me COVID-19 si dhe janë shëruar 69 persona.