Një aksion është zhvilluar në orët e mesnatës në Prizren, ku ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë kontrolluar a po respektohen masat anti-Covid në Prizren.
Gjatë kontrollit të mbrëmshëm, është hasur në mosrespektim të masave në disa prej lokaleve në qendër të Prizrenit.
Madje në një prej lokaleve po organizohej mbrëmje muzikore, me rreth 1 mijë persona të ftuar.
Si pasojë, lokalet që nuk kanë respektuar masat janë mbyllur, ndërsa pronarët e tyre janë gjobitur, raporton Express.
Foto nga aksioni i mbrëmshëm: