Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është duke negociuar me ShBA-në për të marrë licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave në territorin e saj.
Ai është shprehur se kjo mund të jetë një pjesë e rëndësishme, siç ka thënë ai e garancive të sigurisë.
“Kjo mund të bëhet një pjesë e rëndësishme e garancive tona të sigurisë. Dhe është absolutisht e mundur ta bëjmë këtë”, ka thënë Zelensky.
Duke iu referuar sulmit të djeshëm rus në Zaporizhzhia, i cili vrau 13 njerëz dhe plagosi më shumë se 100 persona, presidenti ukrainas bëri thirrje për sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore për Ukrainën.