×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky takohet me Trumpin, e informon për `planin e fitores`

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka zhvilluar bisedime “kuptimplota” me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të dy zyrtarëve në Nju Jork.

    “Ia paraqita atij planin e fitores. Ky plan jep detaje për situatën në Ukrainë dhe për pasojat që ka pasur lufta ndaj popullit tonë. Kemi diskutuar shumë detaje”, shkroi Zelensky në Telegram.

    “Ne kemi një qëndrim të përbashkët se lufta në Ukrainë duhet të ndalet. [Presidenti rus, Vladimir] Putin nuk mund të fitojë. Ukrainasit duhet të fitojnë”, shtoi ai.

    Duke qëndruar pranë Zelenskyt para nisjes së takimit, kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump tha se nëse zgjidhet president, “ne do të punojmë me të dyja palët” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që ai tha se beson se “mund të zgjidhet shumë shpejt”.

    “Kam raport shumë të mirë [me Zelenskyn] dhe po ashtu kam një raport shumë të mirë, siç e dini, me presidentin [rus, Vladimir] Putin”, tha Trump më 27 shtator në Kullën Trump në Nju Jork, ku u mbajt takimin.

    “Mendoj se nëse fitoj [në zgjedhjet presidenciale të nëntorit], do të kemi një zgjidhje shumë të shpejtë”, shtoi ai.

    Takimi vjen mes rritjes së tensioneve mes dy zyrtarëve lidhur me mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

    Mbajtja e këtij takimi ishte vënë në pikëpyetje paraprakisht, por Trump tha se “vetë fakti që jemi bashkë sot është shenjë e mirë”.

    Takimi u zhvillua në Kullën Trump në Nju Jork, një ditë pasi nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kundërshtarja demokrate e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, u takua me liderin ukrainas dhe shprehu mbështetje të palëkundur për Ukrainën./REL

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara dhe Iraku njoftuan të premten një marrëveshje të re dypjesëshe që do t’i japë fund koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Dhuna e kësaj jave në Liban ka detyruar më shumë se 90,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, me 70,000 të...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nga New York ka folur për krizën në Lindjen e Mesme. Blinken theksoi se Izraeli po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Dhuna e kësaj jave në Liban ka detyruar më shumë se 90,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, me 70,000 të...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nga New York ka folur për krizën në Lindjen e Mesme. Blinken theksoi se Izraeli po...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nga Ballkani e Kosova “një realitet i pakthyeshëm”, te situata në Ukrainë dhe mbështetja ndaj saj, si dhe tensionet në Lindjen e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë ditës, Instituti GAP i ka publikuar të dhënat e komunave në raport me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore....
    Lajme28 Shtator 2024
    Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrovicës, të gjitha objektet komunale të cilat u mbyllën së...
    Lajme28 Shtator 2024
    Me kthjellime e diell parashihet moti për ditën e shtunë. Do të jete dita më e nxehtë e javës me temperatura maksimale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.