×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zelensky: Fjalët e Putinit ‘ndryshe nga realiteti’

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se fjalët e presidentit rus, Vladimir Putin janë “shumë të ndryshme nga realiteti”.

    “Edhe sonte, pas bisedës së Putinit me Trump, kur Putini gjoja tha se kishte dhënë urdhrin për të ndaluar sulmet ndaj objektivave të energjisë ukrainase, 150 drone goditën infrastrukturën energjetike dhe transportin”.

    Zelensky shtoi gjithashtu se Ukraina është e gatshme të sigurojë një listë të objekteve të saj të infrastrukturës energjetike për ndalimin e goditjeve që do të zbatohen, raporton Sky News.

    Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët me presidentin finlandez, Alexander Stubband, pas takimit që pati në Helsinki.

    Ai mes tjerash shtoi se do të flaës me Trumpin sot për të diskutuar detajet e takimit të kësaj të diele mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Jeddah.

    Për anëtarësimin në NATO të Ukrainës, Zelensky theksoi se vendi i tij do ta bënte bllokun më të fortë, duke shtuar se ushtria ukrainase ka “një nga ushtritë më të forta” në luftën moderne.

    I pyetur për vijat e tij të kuqe për negociatat, Zelensky thotë se është e rëndësishme që Ukraina të mos humbasë pavarësinë dhe sovranitetin e saj duke i dorëzuar tokë Rusisë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën. Sipas raportimeve të mediave,...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Koçanit i cili dha dorëheqje dy ditë më parë, si dhe dy persona të tjerë që kanë qenë...
    Lajme20 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të enjten se e njeh plotësisht rolin thelbësor të Radios Evropa e Lirë në...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) po ndryshon politikën e azilit për burrat nga Afganistani. Burrat e pamartuar, të cilëve u është refuzuar...
    Sport20 Mars 2025
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve. Rezultati pas 45...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.