Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia bëri një “zgjedhje të vetëdijshme” duke nisur një sulm të madh në infrastrukturën energjetike të vendit të tij në ditën e Krishtlindjes.
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin zbuluar 184 raketa dhe drone, por shumë prej tyre u rrëzuan ose humbën objektivat e tyre.
Ai tha se kishte viktima nga sulmet, por nuk dha shifra.
Moska konfirmoi sulmin dhe tha se qëllimi i saj ishte arritur.
Sulmi çoi në ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, duke përfshirë në kryeqytetin Kiev, ku disa banorë u strehuan në stacionet e metrosë.
Rusia konfirmoi se forcat e saj kishin kryer një “sulm masiv” në objektet “kritike” të energjisë në Ukrainë, ka raportuar BBC,