×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Zgjedhjet në Kosovë i fiton Vetëvendosje, por formimi i qeverisë është në pikëpyetje

    FrontOnline
    12 Shkurt 2021

    Analisti Melaim Zeka, i ftuar në Top Talk bën një analizë për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

    Fitorja nuk do të jetë ashtu siç e pretendon Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Fitorja nuk do të jetë as sipas sondazheve. Vetëvendosja do të fitojë 40%, maksimumi 41% të votave, që përkon ndoshta me 45-46 mandate”, thotë Zeka.

    Sipas tij, problemi kryesor është posti i presidentit, sepse nëse nuk zgjidhet vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. “Janë dy probleme. Në rastin konkret, formimi i qeverisë është problem dytësor. Problemi kryesor është presidenti. Mos zgjidha e presidentit neve na çon automatikisht në zgjedhje të reja. Do të kemi zgjedhje zgjedhje prapë. Se kur, nuk e di, brenda disa muajve apo brenda muajit tetor, varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.

    Zeka e arsyeton si jo logjike caktimin e Albin Kurtit kryeministër, pasi i është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese të garojë për deputet, për shkak të përfshirjes në hetimet për krime lufte.

    A ka mundësi të jetë kryeministër i vendit një person, të cilët i është ndaluar kandidatura për deputet. Nuk është logjike. Me këtë njollë që ka kryeministri i ardhshëm i Kosovës dhe është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese, cilët politikanë perëndimorë do të pranojnë të ulen me të”, thotë ai.

    Zeka shton se duhet bashkëpunim me ambasadat që një qeveri të Kosovë të sigurojë qëndrueshmëri.

    Vetëm ndërhyrja e ambasadës së SHBA dhe të tjera, nëse bëjnë presion dhe nxjerrin një president/e të ri. Njëra nga kandidatet mund të jetë ambasadorja jonë në SHBA, Vlora Çipaku ose ish-ambasadori në SHBA, Avni Spahiu. Qeveritë në Kosovë nuk mund të mbijetojnë pa një bashkërendim me ambasadat. Nëse Albin Kurti nuk i bindet Washingtonit dhe Brukselit për dialogun me Serbinë, sërish do të rrëzohet”.

    Ndër të tjera, akuzon Lëvizjen Vetëvendosje se ka pranuar kandidatë të përfshirë në korrupsion dhe jo vetëm: “Vetëvendosje është një parti që e ka hapur thesin për çdo kënd, për ekstremistët fetarë, ka kandidat për deputet që ka deklaruar publikisht se Izraeli duhet të zhduket nga faqja e dheut”.

    Sipas analistit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit do të kemi fitoren e Vetëvendosjes dhe negociata të gjata të Albin Kurti të bëhet kryeministër.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer. Sipas një komunikate për media,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka njoftuar se pas skandalit me rezervat shtetërore, tash Qeveria ka shpallur procedurë të hapur dhe nuk...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Lideri i NISMA’s, Fatmir Limaj ka njoftuar se ka vizituar sot Malishevën duke zhvilluar një bashkëbisedim me rininë e këtij qyteti. Ai...
    Të tjera
    Sport15 Nëntor 2024
    Tifozët mezi po presin që të shohin meçin mes Mike Tyson dhe Jake Paul. Kjo luftë ka tërhequr interesim të madh dhe...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projekt-buxheti për vitin 2025, i cili tashmë ka kaluar në lexim të parë...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën “Agro-Florentina” në Skenderaj, ku theksoi se qeveria e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ndërmarrja “Trepça” ka larguar nga puna dy punëtorë të saj. Përmes njoftimeve, “Trepça” bën të ditur se të dy punëtorët kanë kryer...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës. Përmes një njoftimi nga kjo komunë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.