×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka për reciprocitetin: Masat e tilla nuk janë zgjidhje

    FrontOnline
    23 Qershor 2021

    Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka thënë se Kosova duhet të gjejë rrugën për shmangien e vendosjes së masave tarifore apo reciprocitetit ndaj shteteve të tjera, në mënyrë që të mos përballet me reagimet që kishte hasur te partnerët ndërkombëtarë kur pati vendosur taksën prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia më 2018.

    Ai ka thënë se Kosova dhe shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të orientuara për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore që është edhe parakusht për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Qeveria Kurti ka paralajmëruar disa herë se ndaj Serbisë do të vendosë masën e reciprocitetit, por pasi “të shteren të gjitha mundësitë tjera”. Sipas Zekës, në rast të vendosjes së kësaj mase, përfitimet do të ishin më të pakta se pasojat negative.

    “Duke i ditur reagimet që partnerët tanë ndërkombëtar kanë pasur në vitin 2018 pas vendosjes së masës tarifore prej 100% karshi dy shteteve të Ballkanit Perëndimor po edhe më vonë zëvendësimit të saj me reciprocitetin që po ashtu ka nxitur të njëjtin reagim edhe kërkesën për shfuqizim e çfarëdo barriere qoftë tarifore atëherë natyrisht që nuk do të duhej të mendohej për masa të tilla të cilat do të mund të nxisnin reagim të njëjtë. Tek e fundit edhe Kosova dhe shtetet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara për marrëdhënie të mira ndër fqinjësore që është e dhe parakusht për integrimin në BE”, ka thënë ai, për EO.

    Më tej, ai tha se problemet që ekzistojnë ndërmjet shteteve të Ballkanit në aspektin e tregtisë duhet të zgjidhen përmes mekanizmave që janë paraparë me marrëveshjen CEFTA-s.

    “Masa të tilla të njëanshëm nuk janë zgjidhje dhe nuk i shërbejnë marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore. Në aspektin ekonomik natyrisht që do të kishe përfitime ngjashëm siç ka pasur në vitin 2018-2019 ku në të gjitha aspektet e tjera negative mbipeshojnë në çfarëdo përfitimi të mundshëm afatshkurtër. Do të kishte ndikime pozitive, do të krijohej mundësia për plasimin e produkteve vendore për zëvendësimin e atyre të importuara, por në këndvështrim më të përgjithshëm e të gjerë, përfitimet e mundshme në aspektin ekonomik do të ishin shumë më të vogla se pasojat tjera negative. Reciprociteti duhet të shihet krejt si mundësi e fundit siç parashihet me marrëveshjen CEFTA, por duhet të shterohen të gjitha rrugët e mundësitë tjera përmes dialogimit e shfrytëzimit të mekanizmave të ndryshëm”, është shprehur tutje Zeka./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Lajme13 Janar 2025
    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin këtë të hënë para...
    Lajme13 Janar 2025
    Ferat Shala, nga PDK, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për menaxhimin e qirave të shtrenjta të institucioneve shtetërore. Ai...
    Të tjera
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan mbajti sot një takim të rëndësishëm elektoral në Shtabin Zonal Zgjedhor Banullë-Qallapek, ku u...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Bujar Nasufi është identiteti i 56-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë,...
    Sport12 Janar 2025
    Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me...
    Vip12 Janar 2025
    Një fjalë e Drilonit gjatë mbrëmjes së sotme ka acaruar Xhenetën. “Të por*** në fytyrë”, u shpreh Driloni ndaj saj, ndërsa Xheneta...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.