Ditëve të fundit kanë bërë bujë ftesat e emisioneve televizive për këngëtarët, hoxhallarët e politikanët për t’i komentuar ndeshjet e “Euro 2020”.
Dje në emisionin “Eurodueli” në RTV Dukagjini, çuditërisht ishte i ftuar për t’i analizuar ndeshjet gazetari dhe ish-deputeti, Milaim Zeka, shkruan FrontOnline.
Zeka në mes të tjerash ka folur edhe për “dallaveret” e Federatës e Futbollit e Kosovës si dhe asaj të Shqipërisë.
“Në fillim e kam përcjellur shumë Përfaqësuesen e Kosovës, e kam shikuar edhe në Bullgari. Vitet e fundit, edhe Shqipëria edhe Kosova, lojtarët tanë po vrapojnë si me i pas bërë synet”, ka deklaruar Zeka.
“Mendoj se krimi i organizuar në Kosovë dhe Shqipërisë është në federatat e futbollit. Sa të jetë Duka, kurrë mos pritni se kombëtarja do të shkojë lartë”, tregoi ai.
“I njejti sherr është edhe në Federatën e Futbollit të Kosovës”, shtoi ish-deputeti./FrontOnline/