×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Kujtimi ose Vjosa e kthejnë LDK-në në binarë, Luta jo

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Më 14 mars do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku edhe pritet të zgjidhet kryetari i ardhshëm i kësaj partie.

    Njohësi i çështjeve politike në vend, Milaim Zeka thotë janë vetëm dy figura që mund ta kthejnë LDK-në në binarët e duhur.

    “Personalisht nga të gjithë ata që i njoh janë dy faktor që munden me pru në binarë LDK ose kthimi i Vjoses ose Kujtim Shala nuk po shoh alternativë tjetër”, ka thënë Zeka për IndeksOnline.

    Por, është Vjosa Osmani ajo e cila e ka mohuar idenë e kthimit në partinë e vjetër.

    “Vjosa ka shumë të drejt sepse kryesia e LDK, përveç që e ka përjashtu edhe e ka poshtëru edhe atë edhe Donika Gërvallën, Donikën e kanë ngre zvarrë”, ka theksuar Zeka.

    Sipas Zekës, Shala i ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe njerëzore për të drejtuar LDK-në.

    “Mendoj se e vetmja alternativë është Kujtim Shala, i ka të gjitha kapacitetet edhe intelektuale edhe njerëzore”, shtoi ai.

    Ndër emrat e përfolur është edhe Lutfi Haziri, aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit.

    “Nuk mendoj që Luta mund ta qojë LDK-në përpara, përshkak të mos stabilitetit të tij politik. Ai nuk ka tregu ndonjë stabilitet politike në qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë Zeka.

    Ndryshe, Haziri nuk e ka mohuar se do të jetë kandidat për kryetar të ri të LDK-së, por ka thënë se kandidaturën e tij do ta bëjë të ditur një javë para Kuvendit zgjedhor që do të mbahet më 14 mars.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Në Bruksel gjatë ditës së djeshme ka përfunduar pa marrëveshje edhe një rund i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë në nivel kryenegociatorësh....
    Lajme26 Prill 2024
    Ka filluar të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin-Potokut. Në seancë po merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Izmi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kurti paralajmëron nga Berlini zgjidhje për Asociacionin dhe votim për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë Kryeministri Albin Kurti...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...
    Ekonomi26 Prill 2024
    Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Dërgesat e mërgatës për muajin mars 2024 ishin 112.13...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë, dje në mbrëmje. I njëjti ishte më urdhër...
    Lajme26 Prill 2024
    Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici brenda 24 orëve Viktimat të gjitha ishin femra, të cilat i kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.