×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Kosova ka kapacitet për më shumë investime amerikane

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Në Kosovë investimet e huaja llogariten në vlerën e 220 milionë eurove në vit nga të cilat 25 milionë janë investime amerikane. Niveli i ulët i tyre lidhet me disa faktorë.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka rendit si arsye perceptimin e keq mbi Ballkanin në përgjithësi, situatën e korrupsionit si dhe punën e pamjaftueshme të qeverisë së Kosovës për të reklamuar arritjet.

    Një grup anëtarësh të bordit të guvernatorëve të kësaj dhome shfrytëzuan takimet në Washington me përfaqësues të qeverisë e Kongresit, ndër ta senatorin Charles Grassley dhe ligjvënësin Eliot Engel, për t’i njohur me përparimin që ka shënuar vendi, në një përpjekje për të tërhequr më shumë investimeve amerikane në Kosovë.

    Zeka thotë se duhet një veprim gjithëpërfshirës për të tërhequr investimet e huaja të cilat mungojnë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin. Sipas raportit vjetor të Bankës Botërore “Doing Bussines”, Kosova ka pësuar një rënie me 13 vende krahasuar me një vit më parë. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane i përkthen gjetjet në raport si stanjacion të ciklit të reformave për të përmirësuar edhe më tej klimën e biznesit në vend.

    Ai thekson nevojën që qeveria e re e Kosovës të punojë për të ofruar më shumë lehtësira për bizneset e huaja, të forcojë zbatimin e ligjit si dhe imazhin e vendit përballë investitorëve./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme24 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malisheva së shpejti do të bëhet qytet i LDK-së. “Nga sonte...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Nën organizimin  e Ministrisë së Drejtësisë, nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. E në shënimin...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur tubimin e saj të shtunën në Ferizaj. Aty LDK ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë...
    Të tjera
    Lajme24 Nëntor 2024
    Pasi Qeveria e Kosovës ka hequr masën e sigurisë ndaj mallrave serbe, dërgesat me produkte nga Serbia aktualisht kanë arritur mesataren prej...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe presidentja, Vjosa Osmani kanë takuar kryetarin e...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u kërkoi bashkatdhetarëve në Londër që ta votojnë atë në zgjedhjet e pranverës. Shefi i Partisë Socialiste...
    Bota/Rajoni24 Nëntor 2024
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se ka...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dhënë një lajm të ri pak minuta më parë në llogarinë e saj në Facebook. Ajo...
    Lajme24 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka marrë pjesë mbrëmë në një koncert të zhvilluar në Gjakovë në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.